Debutim i blerjes së bujshme dhe gol me roveshatë i Hoxhallarit, Tirana bind në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2021 | 19:26

Debutim i blerjes së bujshme dhe gol me roveshatë i Hoxhallarit, Tirana bind në miqësore

Tirana vazhdon përgatitjet e saj për sezonin e ri dhe duket se skuadra e drejtuar nga Orges Shehi po merr formë gjithnjë e më shumë. Bardheblutë kanë zhvilluar sot ndeshjen e radhës duke dhënë sinjale të mira për teknikun, pasi kanë mundur Pogradecin me shifrat 4-0.

pogradeci tirana

Një nga risitë e Tiranës sot ishte aktivizimi i Totre në mesfushë që nga minuat e parë, me mesfushorin i cili ka qenë një nga blerjet e bujshme të klubit gjatë merkatos së verës. Bardheblutë dominuan ndeshjen, por për të parë një gol në sfidën e luajtur në stadiumin e Pogradecit duhej pritur pjesa e dytë.

Ishte Erion Hoxhallari ai i cili gjeti rrjetën me një supergol në minutën e 56, duke realizuar me roveshatë në zonën kundërshtare për të kaluar në avantazh të tijtë. Kjo ia bëri edhe më të thjeshtë lojën Tiranës e cila vazhdoi të sulmonte dhe shënoi edhe 3 herë të tjera me Gjumsin, Beshirajn e Zhivanajn. Një fitore 4-0 që tregon se bardheblutë e kanë nisur me mjaft ritëm këtë fazë përgatitore dhe duan që të shkojnë drejt startit të kampionatit me formë sa më të mirë për të qenë protagonistë kryesorë në garë.

POGRADECI-TIRANA 0-4
GOLAT:
Hoxhallari 56′, Gjumsi 66′, Beshiraj 70′ , Zhivanaj 87′

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"