Debati në studio/ Halilaj: Ku është progresi i Dinamos me një ndeshje të fituar në 10?; Vanoli: Më vjen të qesh (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 20:13

Debati në studio/ Halilaj: Ku është progresi i Dinamos me një ndeshje të fituar në 10?; Vanoli: Më vjen të qesh (VIDEO)

Dinamo ka fituar sot derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës, në një sfidë që shërbente vetëm për statistikë për të dy skuadrat sepse nuk kishte vlerë për renditjen në kampionat. Kjo ishte fitorja e parë me Vanolin si trajner i bluve dhe ky i fundit e ka cilësuar si progres për ekipin e tij.

halilaj vanoli

Një deklaratë që është kthyer në temë diskutimi në studion e “Gol Pas Goli”, me kryeredaktorin e “Panorama Sport”, Jetmir Halilaj, i cili e ka vënë në dyshim këtë pohim, duke marrë një përgjigje të çuditshme nga tekniku italian i bluve, siç mund të lexoni në vijim:

Halilaj: Komplimente se keni fituar një derbi gjithsesi. Thatë se skuadra është përmirësuar, por më falni ku është përmirësuar? Se në 10 ndeshjet e fundit që keni luajtur keni fituar vetëm këtë të fundit që nuk ju hyn në punë për asgjë…

Vanoli: Më vjen të qesh, por me siguri është një pyetje provokuese. E pranoj, se kur humbet duhet të dish të pranosh. Do të përgjigjem vitin tjetër.

Halilaj: Nëse ju vjen për të qeshur kur Dinamo bie nga kategoria, ok…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"