De Vekis: Ky grup mund të bëjë më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2015 | 16:22

De Vekis: Ky grup mund të bëjë më shumë

bylis“Unë kam shumë pak kohë që kam filluar të jem në krye të ekipit dhe shoh që ky grup ka shumë kualitet dhe i ka të gjitha mundësitë për të bërë më shumë në të ardhmën.

Jëmi ndëshkuar në fund të ndeshjes dhe kjo për shkak të fatit të keq, por unë mendoj se ne do të përmirësohemi se ky ekip ka treguar se mund të bëjë më shumë se kaq.

Kam marrë besimin e drejtuesve dhe do të jëm trajner i Bylisit në vazhdim. Kam lishëncën e UEFA-s dhe jam këtu për të dhënë maksimumin në krye të këtij ekipi”, deklaroi trajneri italian për ‘Supersport’ pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"