“De Ligt shkaktoi penallti, por arbitri shpëtoi Juventusin”, gazetari italian kritika bardhezinjëve

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 22, 2019 | 20:21

Bota Seria A Të fundit

“De Ligt shkaktoi penallti, por arbitri shpëtoi Juventusin”, gazetari italian kritika bardhezinjëve

Juventusi mposhti dy ditë më parë Bolonjën me rezultatin 2-1, por një episod në fundin e ndeshjes ka ngjallur polemika të shumta.de ligt

Në minutën e 92’, mbrojtësi i Juventusit De Ligt, preku topin me dorë, por kjo nuk u dha penallti nga arbitri, pasi u tha se me rregullin e ri nuk jepet penallti nëse topi më parë ka prekur në tokë dhe pastaj dorën.

Për këtë rast ka folur edhe gazetari i njohur Italian, Mario Skonçerti, i cili  është shprehur se ishte një penallti e padiskutueshme, dhe arbitri ndihmoi Juventusin.

“Ajo e De Ligt ishte prekje me dorë neto. Ju nuk mund të luani në zonën e rreptësisë volejboll. Unë jam i interesuar për rregullin që ekziston për këtë prekje. Pa diskutim që kjo ishte penallti. Rasti i De Ligt ishte penallti pasi ai ndaloi një top që po shkonte te kundërshtari.sconcerti-e1568666066290

Dora e tij ishte e hapur dhe nuk ishte në pozicion natyral. Tek ajo prekje e topit me dorë, unë nuk e kuptoj si mund të mos akordohej 11-metërsh. Ata pretendojnë se ajo ishte një prekje e pavullnetshme, por kjo nuk është e rregullt, absolutisht që është e gabuar. Bardhezinjtë u ndihmuan nga arbitri.”, tha Skonçerti.

 

Rasti i prekjes me dorë:

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com