“De Ligt ka të njëjtën uri me Ronaldon”, Van De Sar: Ai ishte shkëmbi ynë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 12:55

“De Ligt ka të njëjtën uri me Ronaldon”, Van De Sar: Ai ishte shkëmbi ynë, por…

Ish-portieri i Juventusit dhe tashme menaxheri i Ajaksit, Edin Van De Sar, ka folur për “ESPN”, mbi mbrojtësin e talentuar Matajs De Ligt dhe Ronaldon.

van der sar

 

“Ai ka mentalitetin e dikujt që gjithmonë përpiqet të përmirësohet dhe dëshiron të jetë më i miri në botë. Unë kam parë disa lojtarë si ai në karrierën timë dhe njëri prej tyre luan me të te Juventusi, Kristiano Ronaldo”, shprehet Van De Sar.

De Ligt Ronaldo

Më tej ai shton: “Unë kam luajtur me Ronaldon te Junajtid dhe kam parë se De Ligt ka të njëtën dëshirë për të punuar dhe për të qenë më i miri nga të gjithë. Ai dhe De Ligt kanë të njëtin vullnet dhe të njëjtën uri. Ai është vetëm 19 vjeç, ishte fantastik te Ajaksi, ishte shkëmbi ynë. Shënoi gola të rëndësishëm. Në Itali duhet të mësojë një gjuhë të re, shokët e kanë ndihmuar të ambientohet në ekip, por sërish ka shumë presion”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"