De Laurentis për VAR-in: Ka manovra për të ndryshuar kampionatin, herët ose vonë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2018 | 12:17

De Laurentis për VAR-in: Ka manovra për të ndryshuar kampionatin, herët ose vonë…

Sistemi VAR po përdoret në Itali prej 2 sezonesh. Shumë prej klubeve kanë konstatuar përmirësim, por ka edhe nga ata që kanë pakënaqësi. Një prej tyre është De Laurentis, president i Napolit. Për “Gazzetta dello Sport”, presidenti i jugorëve u shprehr se ky sistem nuk po përdoret mirë në Itali.

Aurelio-de-Laurentiis

“Është e padrejtë që modelet e aplikimit nuk janë specifikuar. Rizoli foli për 7-8 gabime që nga fillimi i vitit dhe për mendimin tim është një përqindje shumë e lartë. Ka gjyqtarë që përsërisin gabimet. Këto gabime shkaktojnë dëm ekonomik dhe psikologjik për lojtarët dhe trajnerët. Është budallëk mos të përdorësh pamjet filmike. Mund të ketë manovra për të ndryshuar kampionatin. Kisha shumë për të thënë në kampionatin e fundit. Herët ose vonë do ta mposhtim Juventusin”, ka përfunduan De Laurentis.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"