De Laurentis: Fituesit moralë të superkupës jemi ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2012 | 14:48

De Laurentis: Fituesit moralë të superkupës jemi ne

“Është i gjithë faji i Ligës dhe e gjyqtarit Mazoleni.” Kështu e nis prononcimin e tij plot zemërim presidenti i Napolit pas “KO” me Juventusin në finalen e Superkupës së Italisë, zhvilluar para pak ditësh në Pekin të Kinës. “Unë vendosa ta braktisnim ceremoninë e shpërndarjes së medaljeve dhe trofeut të Superkupës, sepse kanë luajtur me djersën dhe përpjekjet tona. Ky trofe, Superkupa e Italisë, është e pavlefshme, mjafton të shikosh si ajo është e organizuar, – shtoi De Laurentis. – Kush janë fajtorët e asaj që ndodhi në ballafaqimin e fundit mes Juventusit dhe Napolit? Liga dhe Mazoleni, sjellja e të cilëve nuk i bën mirë futbollit tonë. Ndeshja e parë e vërtetë e sezonit ka qenë e menaxhuar me mjaft ashpërsi, dicka e cila nuk është tipike e italianëve. Ajo çfarë mund të them, penallti mund të akordohen, ndonjëherë mund të jenë edhe të diskutueshme, por është e papranueshme që të akordohej kartoni i dytë i verdhë për Zunigën. Unë nuk kanë asgjë me Juventusin, sepse është një ekip i madh, i përbërë nga lojtarë të mëdhenj, por nëse mbjell mungesë arsyeje në fushë, atëherë është e qartë se të dyja ekipet fillojnë të merren me qëndrime të ndryshme individuale, ndonjëherë mendjemadhe. Unë nuk e di se ku i mori mësimet në gjuhën maqedonase gjyqtari anësor, i cili sinjalizoi për përjashtimin me të kuqe të Pandevit. Lojtari reagoi me anësorin në gjuhën e tij, por si e kuptoi anësori se e ofendoi. Edhe Rizoli është fyer disa vjet më parë nga Toti, tri herë radhazi, por ai gjyqtar e dinte se niveli i adrenalinës ishte rritur shumë.
Çfarë shije na le kjo humbje? Vetëm një gjë, mallkim, sepse Superkupa e Italisë është e pavlefshme, pasi ajo është e paorganizuar. Mbetet hidhërimi i humbjes së një mundësie të mirë për të eksportuar imazhin e patëmetë të futbollit tonë jashtë vendit.”
Sidoqoftë, De Laurentis i ka shpërblyer lojtarët e tij. “Unë e udhëhoqa ekipin në disko, ku kemi pirë 10 shishe shampanjë. I përgëzova djemtë për atë që dhanë në finalen e kësaj Superkupe, ashtu sikurse vendosa për t’i dhënë secili premion prej 20 000 €, sepse fituesit moralë jemi ne.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"