“Dashuria” për trajnerët, Bylisi është për rekord. Katër teknikë të ndryshëm në 14 javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 12:17

“Dashuria” për trajnerët, Bylisi është për rekord. Katër teknikë të ndryshëm në 14 javë

Bylis nuk gjen qetësi me trajnerët. Kur ka luajtur vetëm 14 ndeshje, skuadra ballshiote ka ndërruar katër trajnerë. Ashtu si një vit më parë, kur ekipi ndryshoi pesë trajnerë, duket se edhe këtë sezon është drejt asaj rruge ose ndoshta mund ta kalojë këtë numër. Marcelo Troisi e mbylli aventurën e tij me ballshiotët me vetëm dy ndeshje.

Ndërsa, klubi ka zyrtarizuar dje edhe “timonierin” e ri të skuadrës për ndeshjet në vazhdim. Bëhet fjalë për trajnerin vlonjat, Dritan Sadedini. Ish-lojtari i Flamurtarit dhe Kombëtares është zgjedhur nga drejtuesit e klubit për të drejtuar Bylisin në javët në vazhdim. Dhe trajneri do ta nisë punën me një ndeshje shumë të vështirë kundër Tiranës.

bylis

Sfida me bardheblutë, që do të luhet këtë fundjavë, mund të vendosë shumë për sa i përket objektivit që kanë dy me synimin për të luftuar për vendin e parë. Por, gjirokastriti u largua pas tri ndeshjesh, ku skuadra kishte marrë dy fitore dhe një barazim. Pas tij u afrua Stavri Nica, por edhe ky qëndroi vetëm pak javë. Gjatë janarit klubi zyrtarizskuadrat këtë sezon, ngjitjen në Superiore.

TRAJNERËT

Bylis e nisi kampionatin me Bledar Devollin në stol. Ky i fundit, që u afrua te Bylis që në ndeshjen e fundit të kampionatit të kaluar me Lushnjën, nisi sezonin e ri oi Marcelo Troisin duke deklaruar se kishte gjetur “timonierin” e duhur. Por, edhe braziliani qëndroi në krye të skuadrës vetëm dy javë. Tashmë, Sadedini është tekniku i katërt deri tani që do të drejtojë Bylisin këtë sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"