Danimarka “i mori” vendin Italisë për në “Rusi 2018”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 22:02

Danimarka “i mori” vendin Italisë për në “Rusi 2018”

Trajneri Ventura dhe të gjithë në Itali e kishin bindje se do kualifikoheshin për në Botëror, akoma pa u luajtur ndeshja “play-off” me Suedinë. Aq të sigurt ishin edhe zyrtarët e federatës italiane të futbollit, sa kishin prenotuar edhe hotelin e delegacionit për në Rusi.

danimarka

Por, Italia u kthye pas 60 vite, dhe tashmë e sheh veten jashtë Kupës së Botës. Nga ana tjetër, janë mediat daneze ato të cilat raportojnë se shefi i delegacionit federatës së Danimarkës është nisur për në Rusi, dhe po sheh alternativat më të mira, si mundësi akomodimi. Një mundësi e mirë është që Danimarka të zgjedhe hotelin që kishte zgjedhur pikërisht Italia për të qendruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"