Daja: Na duhet Kale, sot nuk prodhuam lojë. Barazimi rezultat i drejtë, bëjmë leksion për të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 21:59

Daja: Na duhet Kale, sot nuk prodhuam lojë. Barazimi rezultat i drejtë, bëjmë leksion për të…

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, pas barazimit me Teutën, në intervistën për Supersport, deklaroi se barazimi ishte një rezultat i drejtë ditën e sotme, pasi në përgjithësi nuk u prodhua lojë. Lojtarët e tij, janë ende të ngarkuar, dhe i duhet pak kohë që të marrin minutat e duhura në këmbë.

daja

Rezultati i drejtë?

Të dyja ekipet kishin probleme, por unë përgjigjen për Flamurtarin. Futbollistët janë me muskuj të ngarkuar, dhe mungesa e ndeshjeve na bëri të mos kemi ritmin e duhur. Kemi shumë për të përmirësuar, dhe mund të prodhojmë cilësi tjetër në të ardhmen. Rrezikoheshim sot nga topat e gjatë, gjë që është më e lehta në veprimet e mbrojtjes. Jo vetëm 4-shja e mbrojtjes pati ngarkesë, pasi edhe topi humbej shpejt. Mendoj se ishte rezultat i drejtë barazimi, por nuk u prodhua lojë.

E komentuat shumë lojën sot…

Unë kam vetëm 1 muaj e gjysmë, kemi nevojë për të kodifikuar mesazhet nga stoli. Prandaj, në seancat e teorisë kemi vetëm një leksion për komunikimin. Sot kishim probleme nga të gjitha krahët. Është ndeshja e parë në transfertë, dhe na mbetet t’i kënaqemi kësaj pike. Kemi shumë të rinj, por edhe ata që kanë qenë ishin mësuar me mënyrë tjetër loje. Nuk jam nga ata që justifikohem me kohën e pakët.

Mbrojtja nuk po orientohej, edhe në sulm skuadra nuk del lirshëm…

Për t’i përmbledh me një fjalë, nuk kishim kohë për të mbyllur mbrapa, po e njëjta gjë ndodhte edhe me sulmin, dhe kërkonim thellësi, kur ishim me një sulmues përpara.

A i keni lojtarët e duhur që të luani njësoj si Daja në ekipet e mëparshme?

Natyrisht që nuk mund të flas për Allën, pasi nuk është pjesë e jona. Kale do na bënte shumë punë, pasi si pikë pasimi në anësore, është një lojtar efikas. Torasa, bashkë me Kalenë nuk kanë kondicionin fizik aq të mirë. Torasa nuk kishte aq freski. Nëse Kale do bëhet pjesë e Flamurtarit, është një forcë e shtuar në sulm, por më shqetëson fakti që lojtarët me eksperiencë duhet të kishin një personalitet tjetër, për të ndihmuar lojtarët e rinj. Kishim një 17-vjeçar që doja ta hidhja në fushë, por më shqetësonin goditjet standarte. Nuk duhet t’ia lëmë iniciativën kundërshtarit. Na duhen lojtarë të tjerë, por nëse nuk vijnë do përmirësohemi me këto që kemi. Duke filluar nga nesër, nuk do të ketë pushim pasi kemi shumë punë për të bërë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"