Cungu: Nuk e kemi mbyllur merkaton, ja çfarë do iu them lojtarëve në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 23:19

Cungu: Nuk e kemi mbyllur merkaton, ja çfarë do iu them lojtarëve në dhomat e zhveshjes

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, foli pas fitores 2-0 me Torpedon, por që për fat të keq përsëri nuk i mjaftoi të vazhdonte aventurën në Europë. Ai u shpreh, se e kishte të vështirë të përgatiste një ndeshje të tillë, dhe se peng i kishte mbetur ndeshja e parë.

dfhfghgf

Kukësi pa fat. Kaloi ekipi më i mirë?

Është e vështirë ta thuash, sepse sot ishim pa fat si në ndeshjen e parë. Përveç 2 goalve, patëm edhe 3 mundësi të realizonim golin e kualifikimit. Nëse kam një peng, është ndeshja e parë. Sot djemtë bënë një ndeshje të jashtëzakonshme.

Dominuat, por a ishin shumë 3 gola?

Jo për mua, por ka qenë ndeshja më e vështirë. Nuk është e lehtë ta përgatisësh për një përmbysje kaq të madhe. U përgatitëm të sulmonim që në momentet e para, por edhe të ishim në ekuilibër. Djemtë bënë një lojë fantastike, me pak fat, mund të ishim të kualifikuar.

Për t’iu referuar 5 golave në Gjeorgji, mbrojtja nuk kishte ndryshuar, po çfarë ndryshoi në lojën e sotme?

Ka ndryshuar, shikohet ekipi. Ardhja e Maliqit dhe Alla i kane dhënë një ekuilibër tjetër ekipit. Në një mbrojtje me 4 persona 2 ishin të adoptuar. Lodhja nëpër aeroporteve dhe ardhja 2 ditë me vonesë e Rexhinaldos, bëri të mundur atë paraqitjen jo të mirë. Ekipi prodhoi raste por nuk arriti të dilte me një rezultat pozitiv.

E keni mbyllur merkaton?

Nuk e kemi mbylluar merkaton. Jemi ambicioze për të gjetur lojtare që të ndihmojnë ekipin. Eksperienca e Cuculit do na ndihmojë shumë. Dëshira e presidentit për të forcuar ekipin nuk ka munguar. Ecim me shpresën për të goditur në merkato. Gjithsesi është e vështirë të gjesh lojtarë cilësorë. Konkurrenca e forcon ekipin. Kampionati është i gjatë dhe i vështirë, ka problematika të ndryshme. Nevojitet kontingjent i bollshëm për të përballuar.

Do ketë largime?

Nuk jam person që vij për të larguar njerëz. Kjo pyetje duhet ti drejtohet drejtuesve. Unë kam vetëm 1 muaj. Duhen parë konkratat. Nuk kemi pasur kohë të merremi me këtë çështje pasi ndeshjet kanë qenë njëra pas tjetrës.

A i ka Kukësi lojtarët e duhur për t’u shpallur kampion?

Me shpresën që do të vijnë dhe një lojtar tjetër kualitativ. Nuk ia vëmë ne objektivat Kukësit, objektivat janë vendosur prej kohësh, nuk është nevojshme t’ia vendos unë, dihet kush është Kukësi.

Çfarë do iu thoni çunave në dhomat e zhveshjes?

Do të shkoj t’i përshëndes çunat dhe t’i falënderoj për lojën që prodhuan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"