Cungu në hall me të huajt, por Shkodrën s’e lejon… federata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 19:41

Cungu në hall me të huajt, por Shkodrën s’e lejon… federata

Dëmtimi i rëndë i Musollit ka sjellë shumë probleme te Kukësi, pasi trajnerit dhe drejtuesve do iu duhet të riorganizojnë nga fillimi mesfushën, por dhe mbetet një problem për gjithë ekipin. Shkaku janë lojtarët me pasaportë të huaj. Siç e dimë, rregulli për aktivizimin e vetëm 4 të huajve prek dhe Kukësin. Verilindorët kanë plot 4 lojtarë të huaj në formacionin e parë, i cili kryesohet nga Rexhinaldo, vijon me mesfushorin e majtë Uilliam Melo, Vesel Limaj e Shahik.

Tashmë problematika mbetet te Dzaria, i cili është mbetet një alternativë për zëvendësimin e Musollit, por problemi është që nëse do luajë Dzaria, do sakrifikohet Limaj. Pra, janë 5 lojtarë për 4 vende në formacion. Limaj është në pozicionin e vet në mesfushë, ndaj është problem që nëse ai nuk luan.

Shkodra

Shkodra- Një zëvendësues i Musollit mund të jetë edhe Donjet Shkodra, i cili disa javë më parë pati probleme me klubin dhe Kukësi vendosi që ta federonte si lojtar të skuadrës B. Por, tani që duhet për të ndihmuar skuadrën, nuk mund të zbresë në fushë pa luajtur një ndeshje me këtë skuadër. Federata nuk e lejon që Kukësi ta aktivizojë lojtarin në ekipin e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"