Cungu: Ndaj Teutës luajmë vetëm për fitore, Shameti është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 16:00

Cungu: Ndaj Teutës luajmë vetëm për fitore, Shameti është…

Ekipi i Kukësi do të përballet në kuadër të javës së katërt në Kategorinë Superiore me skuadrën e Teutës, nesër në orën 18:45. Ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi kanë treguar një “fytyrë” tjetër këtë fillim sezoni. Ndërsa në konferencë për shtyp para mediave ka folur edhe trajneri i Kukësit, Armando Cungu, i cili shoqërohej edhe nga Musolli. Tekniku është shprehur:

41611821_1558027741009234_3213861389793755136_n

A më kënaq barazimi?

Nuk më pëlqen falja ndrojtje. E respektojmë kundërshtarin por nuk i druhemi. Ka ndryshuar për mirë në këtë sezon, është ekip i mirëorganizuar. Por duhet të respektojmë më shumë veten se kundërshtarin pasi Kukësi ka synimet e veta dhe gjithmonë luan për fitore.

Dëmtimi i Rexhinaldos?

Rexhinaldo është shumë i rëndësishëm for në mentalitetin tim ekipi nuk përbëhet nga një individ. Unë dua më shumë vlerat e grupit dhe do kenë mundësi lojtarët e tjerë për të shpalosur atë që dinë të bëjnë.

Ekipi ka ndryshuar shumë për mirë që kur erdha unë. Në ndeshjen ndaj Valetës e tani mbrapa ekipi ka idenë e vet të lojës por ky nuk është maksimumi i Kukësit. Jam i kënaqur me punën dhe besoj se do të vijnë rezultatet

Me Orikumin kanë luajtur edhe të rinj e do të kenë mundësi. Për mua nuk ka rëndësi nëse vjen nga Juvja apo Liverpuli, por ai që jep maksimumin në fushë. Nesër mund të ketë lojtarë të rinj dhe kanë mundësi të tregojnë vlerat. Që nga Europa ka ndryshuar edhe sistemi i lojës. Kemi luajtur me 4-4-2 por dhe 4-4-3.

Situata e Shkodrës dhe Et’hemit?

Për Et’hemin kam fjale shumë pozitive pasi më dha shumë shenja dhe kur një lojtar jep shenja pozitive, i jap mundësi. Është aftësia e lojtarit nëse e mban apo jo vendin. Edhe Shkodra është një shtesë pozitiv por ka humbur shumë stërvitje.

Shameti është shqetësim dhe nuk e di nëse do të luajë apo jo. Mungesat janë disfavor por nuk dorëzohemi. Të rinjtë duhet të shfrytëzojnë mundësitë që u jepen.

Stadiumi?

Për mua nuk ka të bëjë nëse jam apo jo në Shkodër pasi jam trajneri i Kukësit. Sado i fortë të jete ekipi, është negative nëse nuk luan në fushën e vet. Pa publik është një ndeshje pa lojë dhe pa impuls. Është meritë e djemve që fituan ndaj Tiranës dhe klubi do bëjë maksimumin për më të mirën.

Tradita me Teutën?

Nuk ka lidhje fare tradita sepse ma keni bere fiksim që me Vlorën. Sot mund të fitosh e nesër humbet. Teuta ka si pika të forta, ashtu edhe të dobëta. Dje ua kam treguar lojtarëve se cilat janë të dobëtat dhe do godasin aty ku ju kam thënë unë.

Kukësi ka luajtur më mirë se Laçi e Flamurtari por jemi dënuar nga dhuratat tona e jo për meritë të kundërshtarit. Nuk ka kurrë ezaurim në futboll, por ka minimizim. Nuk ka eliminim defektesh në futboll

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"