Cungu i pakënaqur: E merituam humbjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2015 | 11:58

Cungu i pakënaqur: E merituam humbjen

cunguAshtu si një javë më parë ndaj Skënderbeut, edhe kundër Kukësit Laçi u ndëshkua me karton të kuq dhe një penallti kundër, duke pësuar humbjen e dytë rresht.

Kjo gjë e shqetëson shumë trajnerin laçian Armando Cungu, i cili ka folur për Supersportin pas humbjes 1­0 në Kukës. “Më vjen keq që humbëm, sepse meritonim të merrnim pikë, ndërkohë që si shkoi loja, mund edhe të fitonim.

“Ekuilibrat u prishën me daljen e lojtarit tonë me karton të kuq dhe u bënë disa javë që e mbyllim me 10 lojtarë. “Jam i kënaqur me lojën e skuadrës, këtë radhë ishim mirë, ndryshe nga ndeshjet e fundit, por nuk patëm fat. “Kukësi? E them sinqerisht, më duket më i dobët se një vit më parë”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"