Çudit Hejnkes: Nuk dua më blerje!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 8:59

Çudit Hejnkes: Nuk dua më blerje!

Për trajnerin e Bajernit, Jup Hejnkes, nuk është më e nevojshme të bëhen blerje. “Kemi një skuadër shumë cilësore, me shumë alternativa. Mendoj se më mjafton ta nis sezonin me këtë kontingjent lojtarësh. Për sa i përket mesfushës, Shvajnshtaiger u rikthye në stërvitje dhe si alternativë kam Gustavon”,- pohoi 67-vjeçari gjerman, Jup Hejnkes, i cili në një farë mënyre i bën presion Bilbaos të përfitojë nga shitja e mesfushorit. Ndërsa Samer, duke pritur transferimin e Martinezit, shton: “Do diskutojmë mbi këtë çështje, nëse kemi nevojë për blerje apo jo. Duhet të kemi dhe pak durim, nëse duam të realizojmë planin tonë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"