Çudira në Cërrik/ Jo vetëm Troisi, nga Turbina largohen edhe 4 lojtarë pas triumfit me Pogradecin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2020 | 9:30

Çudira në Cërrik/ Jo vetëm Troisi, nga Turbina largohen edhe 4 lojtarë pas triumfit me Pogradecin

Turbina fitoi 4-1 ndaj Pogradecit, por nuk kaluan as 24 orë nga ky triumf dhe presidenca vendosi të shkarkojë nga detyra trajnerin Marcelo Troisi. Mund të duket e pabesueshme, por braziliani nuk është më trajner i cërrikasve dhe një lajm i tillë konfirmohet nga vetë presidenti i Turbinës, Gentjan Gjoka.

Turbina3

Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai sqaron edhe arsyet e këtij “divorci” të papritur. “Kam shkarkuar Marcelo Troisin nga detyra e trajnerit për arsye të mosarritjes së objektivit. Synimi ynë ishte të kapnim vendin e parë, por për rezultate jo të mira Troisi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Për momentin ekipin do ta drejtojë Alfred Allamani dhe më pas do të mendojmë për trajnerin e ri”, është shprehur Gjoka. Ndërkohë, pas 7 ndeshjesh të luajtura në grupin B, cërrikasit pozicionohen në vendin e pestë me 10 pikë.

Diferenca me Egnatian kryesuese është pesë dhe ka mundësi rikuperimi, por mesa duket te Turbina janë dorëzuar për të pretenduar elitën dhe kësisoj kanë larguar trajnerin brazilian. Por, largimet nga cërrikasit nuk mbarojnë këtu.

Turbina

Klubi konfirmon për “Panorama Sport” edhe “divorcin” me katër lojtarë, të cilët erdhën te Turbina pasi u emërua Troisi. Bëhet fjalë për brazilianët Markinjos, Paulo dhe Zhoao, si dhe gjithashtu sulmuesin Renato Spahiu, i cili shënoi tri gola në 7 ndeshje.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

Fitoi ndaj Pogradecit me “poker” golash, Turbina merr vendimin e papritur për trajnerin Troisi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"