Fitoi ndaj Pogradecit me “poker” golash, Turbina merr vendimin e papritur për trajnerin Troisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2020 | 23:09

Fitoi ndaj Pogradecit me “poker” golash, Turbina merr vendimin e papritur për trajnerin Troisi

Lëvizje e papritur te skuadra e Turbinës, Marcelo Troisi nuk është më trajneri i kësaj skuadre.

Marcelotroisi

Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga vetë presidenti i klubit cërrikas, Gentjan Gjoka, i cili ka thënë se trajneri brazilian është shkarkuar.

Troisi mori drejtimin e Turbinës në verë, pasi u largua nga Flamurtari, teksa aventura e tij te kjo skuadër ka zgjatur vetëm 5 muaj. Ky shkarkim i trajnerit vjen pas fitores së Turbinës ndaj Pogradecit me rezultatin 4-1.

Pas 7 ndeshjeve të luajtura deri tani, Turbina renditet e 5-ta me 10 pikë në grupin B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"