Çudira me fushat në Kupën e Shqipërisë, dy ndeshje brenda 5 orësh në Kamzë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 10:45

Çudira me fushat në Kupën e Shqipërisë, dy ndeshje brenda 5 orësh në Kamzë

Sopoti e nis edhe sezonin e ri në shtegtim, pasi ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë me Laçin do ta luajë si pritëse në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë. Çudirat e fushave janë kthyer në normalitet në futbollin shqiptar.

Fushat e Kamzes

Sopoti-Laçi luhet në orën 13:00 dhe, pas përfundimit të këtij takimi, në kompleksin e FSHF-së do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e Kupës, mes Turbinës dhe Korabit, e planifikuar për në orën 16:00. Librazhdasit u kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë zyrtare për këtë edicion.

Sopoti

Nën drejtimin e Këngës, Sopoti pret sot Laçin në Kamzë. Fusha e Librazhdit është në rikonstruksion e sipër, ndërsa fushat e tjera të afërta janë të zëna, ndaj u zgjodh Kamza. Librazhdasit do të tentojnë të surprizojnë laçianët, edhe pse kanë në përbërje një ekip të ri në moshë.

Në një prononcim për “Panorama Sport” trajneri Klajdi Kënga u shpreh: “Nuk është logjike që të shkojmë në një ndeshje për të humbur, pasi do të ishte i kotë mundimi. Dihet diferenca mes ekipeve, por çdo gjë mund të ndodhë, sikurse ndodhi mes Partizanit dhe Laçit në javën e parë të Superiores.

 

Të njëjtën gjë do tentojmë të bëjmë edhe ne. Të luajmë siç dimë, të tregojmë që jemi një skuadër e formuar si duhet. Lojtarët do të shohin deri ku kanë arritur me përgatitjet dhe çdo rezultat apo nivel loje i treguar do të na shërbejë për mirë. Të shohim se çfarë do të prodhojë fusha e lojës për Sopotin”.

Ledion Qoshku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"