Çudia te Sitit/ Shokët i heqin gradat De Bryjnes, ylli belg nuk është më zv.kapiten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 9:40

Çudia te Sitit/ Shokët i heqin gradat De Bryjnes, ylli belg nuk është më zv.kapiten

Është ylli i skuadrës, lojtari më i paguar i klubit (385 mijë paund në javë), e megjithatë Kevin de Bryjne nuk do të jetë zëvendëskapiteni i Mançester Sitit këtë sezon.

De Bryjn Siti

Fernandinjo do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit pasi rinovoi kontratën edhe për 12 muaj pas largimit të David Silvës. Por mesfushori belg, i cili ishte zëvendëskapiten sezonin e shkuar, tashmë është i katërti në hierarki, sipas “The Telegraph”.

Guardiola lejon skuadrën e tij dhe stafin për të zgjedhur kapitenët dhe këtë sezon, shokët kanë votuar Ilkai Gyndoanin zëvendëskapiten, ndërkohë që Ruben Diaz do të jetë zgjedhja e tretë. Pas mbrojtësit portugez do të jetë De Bryjne.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"