Cuculi sheh probleme te Milani: Nuk e nënvlerësojmë, por kemi një avantazh…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2017 | 19:01

Cuculi sheh probleme te Milani: Nuk e nënvlerësojmë, por kemi një avantazh…

Një nga liderët e skuadrës së Shkëndisë së Tetovës është padyshim mbrojtësi Adrian Cuculi. Futbollisti 30-vjeçar, ka treguar sot në një bashkëbisedim me gazetarët emocionet e tij para sfidës me Milanin, në raundin play-off të Ligës ë Europës të cilën nuk e sheh më si një rastësi.

cuculi

“Na pret një sfidë e vështirë, është raundi i katërt, është viti i dytë radhazi që ne e bëjmë këtë hap, përsëritim këtë rezultat. Nuk është rastësi, edhe dominimet dhe ndeshjet e luajtura në Europë. Fati e desh që të ishte Milani, një ekip që nuk do shumë fjalë, me kualitet, një emër i njohur.

Kemi ardhur këtu në Milano që të prezantojmë sa më mirë dhe në mënyrë dinjitoze futbollin e Maqedonisë dhe normalisht duke dhënë më të mirën tonë dhe duke bërë që Shkëndija të dalë sa më mirë nga kjo ndeshje. Nuk kemi çfarë të humbim, thjesht të bëjmë lojën tonë dhe të shpresojmë në një rezultat sa më të mirë”, tha ai.

Sipas Cuculit, edhe pse Milani mbetet favorit pasi dihet përbërja dhe objektivat që ka, Shkëndija ka një avantazh të vogël sa i përket këtij dueli.

“Pozitiviteti është në anën tonë, në aspektin e njohjes së lojtarëve, thjesht luajmë dy vite bashkë dhe ndoshta, sidomos këtë vit, e kemi pasur me të lehtë çdo ndeshje pasi njihemi mirë dhe është në favorin tonë ky aspekt. Por të mos bëjmë gabim të nënçmojmë kundërshtarin se dihet se Milani tani pretendon për të qenë favorit për kampionatin në Itali, ta fitojë atë.

Në favorin tonë është gjithçka në aspektin sportiv, duke pasur parasysh që zhvillojmë ndeshje prej dy muajsh dhe Milani është në ndërtim e sipër. Përgatitjet i kanë filluar tani dhe nuk janë në 100% dhe kjo është diçka e mirë për ne. Të shpresojmë të mos gabojmë shumë se do të jetë e lehtë, edhe në kampionat fillimi i mirë është gjysma e punës, kemi bërë një ndeshje dinjitoze. Shpresojmë të përsëritim ndeshjen me Vardarin, edhe nëse humbim, të jetë minimale, se dihet që në Shkup do të jetë një atmosferë edhe më e zjarrtë dhe të mos e kenë të lehtë”, vijoi ai.

cuculi ardian

Për futbollistin, emocionet ndaj një kundërshtari të tillë nuk do të mungojnë, por Shkëndija tani ka lojtarë me shumë eksperiencë në përbërje, që kanë luajtur në nivelet më të larta të futbollit europian dhe do të jetë gati të përballojë këtë duel.

“Do të jetë një ndeshje interesante, shpresojmë të mos jenë në ditën e tyre më të mirë. Nuk ka lojtar në radhët tona që nuk ka luajtur ndeshje të mëdha ndërkombëtare, edhe me lojtarë më të mëdhenj se ata të Milanit. Në momentin e rënies së bilbilit, në fushë je si i barabarte, ndoshta do të jetë një emocion i vogël se luajmë në “San Siro”. Të tjerë ëndërrojnë të shohin ndeshje këtu, ndërsa në luajmë aty. Por normalisht që edhe nuk guxojmë të kemi emocione”, tha Cuculi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"