CR7 një përbindësh, kërcënon Levën për “Këpucën e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 9:07

CR7 një përbindësh, kërcënon Levën për “Këpucën e Artë”

Kristiano Ronaldo është rikthyer si një përbindësh pas pezullimit të kampionateve. Portugezi ka shënuar në të gjitha ndeshjet që kur Seria A u rikthye dhe tani numëron 28 gola në kampionat. Një ecuri e tillë ka bërë që ai të jetë vetëm një gol larg Çiro Imobiles në tabelën e golashënuesve të kampionatit italian dhe vetëm 6 nga Robert Levandovski, i cili është lideri në tabelën e “Këpucës së Artë”.
robert-lewandowski-cristiano-ronaldo-2019-20_1qu6r7qlatrdp1mu0jwmoyei2s
Por Ronaldo e kërcënon seriozisht sulmuesin polak të Bajernit sepse në Serinë A kanë mbetur edhe 6 javë të tjera për t’u luajtur. Kjo do të thotë se Kristiano Ronaldo mund të fitojë “Këpucën e Artë” për herë të pestë në karrierën e tij. Kjo gjë dukej shumë e vështirë dhe e pamundur kur u rikthye futbolli, por portugezi ka shënuar 7 gola në 6 ndeshjet e luajtura për Juventusin në këtë periudhë: Një Bolonjës, një Leçes, një Xhenoas, një Torinos në derbi, një Milanit dhe dy të fundit kundër Atalantës me penallti. Shtatë gola, 4 me penallti për të arritur kuotën e 28 golave në total. Kristiano Ronaldo nuk e ka fituar “Këpucën e Artë” që nga sezoni 2014-2015 kur shënoi as më pak dhe as më shumë sesa 48 gola në La Liga me Realin e Madridit. Që nga ajo ditë, Luis Suarez dhe Leo Mesi në 3 raste kanë qenë fituesit. Ronaldo nuk është shfaqur as në podiumin e këtij trofeu në 3 sezonet e fundit. Ndeshjet që i kanë mbetur Ronaldos për të kaluar Levandovskin janë kundër Sasuolos, Lacios, Udinezes, Sampdorias, Kajlarit dhe Romës.
Ronaldo
Me Serinë A thuajse të përfunduar dhe pa rivalitet, duket se objektivi kryesor i të gjithë skuadrës është që Kristiano Ronaldo të dalë golashënuesi më i mirë në kampionatin italian dhe në Europë. Ashtu si Ronaldo, edhe Imobile mund ta parakalojë Levandovskin, sepse kampionati gjerman ka përfunduar. Një “luftë” që pritet elektrizuese deri në javën e fundit duke qenë se diferenca mes “Zonjës së Vjetër” dhe Lacios tashmë është 8 pikë dhe duket se nuk ka më garë. Në këtë sezon, Kristiano Ronaldo ka arritur të shënojë në total 32 gola, 28 në Serinë A, 2 në Champions League dhe 2 në Kupën e Italisë. Interesant është fakti që 6 golat e fundit të shënuar nga Ronaldo kanë qenë nga goditje standarde ose penallti. Vetëm një herë e kishte bërë diçka të tillë në vitin 2009 kundër Junajtid. Portugezi është një hap larg historisë me Juventusin pasi për 2 gola do të barazojë Borelin, i cili në vitin 1934 shënoi 31.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"