Çmenduria e tifozëve në Botërorin 2014, çanë muret për të parë idhujt e tyre
Duke parë kërkesën e madhe të biletave dhe mundësinë e mosgjetjes së tyre, përveç tregut të zi, por me çmime disa mijëra euro, tifozët kilianë dhe argjentinas u bënë protagonistë gjatë zhvillimit të turneut në Brazil.
Më 18 qershor, përpara ndeshjes Spanjë-Kili, 100 tifozë kilianë ishin mbledhur jashtë “Marakanës”, duke mësymur në stadium. Pasi njëri prej tyre u shtir si i sëmurë rëndë, për të shpërqendruar rojet, pjesa tjetër hyri nga plataforma e media, duke thyer xhamat e hyrjes dhe rrëzuan dy mure gipsi, duke dalë kështu në tribunat e stadiumit.
Policia ushtarake në fund komunikoi 85 të arrestuar. Kjo gjetje e kilianëve u frymëzua nga 20 argjentinas, që kishin zbatuar të njëjtën gjë më datë 15 qershor, përpara sfidës Argjentinë-Bosnjë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"