Cikalleshi po shkëlqen në Superligën turke, presidenti i Koniaspor: Nuk kemi ndër mend ta largojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2024 | 21:35

Cikalleshi po shkëlqen në Superligën turke, presidenti i Koniaspor: Nuk kemi ndër mend ta largojmë

Sokol Cikalleshi po kalon ndoshta vitin e tij më të mirë në Superligën turke, duke shënuar me rregullsi për skuadrën e Koniaspor dhe duke e ndihmuar këtë të fundit që të qëndrojë jashtë zonës së ftohtë të klasifikimit.

cikalleshi1

Për sulmuesin shqiptar, i cili në këtë sezon ka shënuar 8 gola e dhënë 2 asiste në kampionat, kohët e fundit është folur edhe për ndonjë transferim të mundshëm larg klubit aktual. Por Omer Korkmaz, presidenti i Koniaspor, e ka hedhur poshtë këtë hipotezë për futbollistin kuqezi.

“Ne nuk kemi asnjë plan që të largojmë Bruno Paz dhe Sokol Cikalleshin. Nuk ka ardhur asnjë ofertë për ta. Ne duam që lojtarët të qëndrojnë në interes të të dy palëve”, tha ai për mediat turke, duke i mbyllur kështu derën një largimi të mundshëm të Cikalleshit i cili një vit më parë u huazua nga ky klub te Al Khalej në kampionatin e Arabisë Saudite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"