“Çështja” Muzaka, paguhet një këst nga bardheblutë. Lojtari: Nuk e di nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 17:46

“Çështja” Muzaka, paguhet një këst nga bardheblutë. Lojtari: Nuk e di nëse…

Tirana dhe Gjergji Muzaka kanë kaluar një tjetër raund. Klubi bardheblu mësohet se i ka paguar futbollistit të Skënderbeut këstin e dytë të shumës që i ka borxh prej 2017- ës. Klubi bardheblu ka kaluar 35 milionë lekë të vjetër në bankë në emër të Muzakës, duke shpëtuar për momentin veten nga një dënim për heqjen e tri pikëve. Gjithsesi, edhe pse më 15 nëntor Tirana ka kaluar një pjesë të parave, nuk dihet nëse do të mjaftojnë për të shpëtuar përfundimisht, ndonëse në FSHF thuhet se mes palëve, Tiranës dhe Muzakës, ka një marrëveshje.

xmuzaka-770x470-696x425.jpg.pagespeed.ic.lQtdFbqkt5

I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, vetë Gjergji Muzaka lidhur me të rejat më të fundit për këtë çështje u shpreh: “Më kanë njoftuar që kanë bërë një pagesë, por aktualisht që po flasim nuk di të them nëse është kësti i dytë apo e gjithë shuma e derdhur në bankë. Sot (dje) është e shtunë dhe e kam të pamundur ta konfirmoj. Gjithçka do të merret vesh të hënën”. Në fakt, kjo deklaratë e Muzakës ka shumë kuptime, por çdo detaj do të qartësohet ditën e hënë, pasi Muzaka të kontrollojë llogaritë bankare.

Çështja – Disiplina i dha një ultimatum 30-ditor Tiranës. Klubi bardheblu duhet të paguante këstet e mbetura ndaj futbollistit të Skënderbeut, Gjergji Muzaka, brenda 17 nëntorit. Komisioni i Disiplinës në vendimmarrjen e 17 tetorit njoftoi Tiranën se ka për detyrë që brenda 30 ditëve të shlyejë rreth 71 milionë lekë të vjetër, detyrim nga një vendim i Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.

Komisioni i ka dhënë faktikisht një ultimatum ekipit bardheblu, i cili ka shkelur marrëveshjen me Gjergji Muzakën dhe në këto kushte duhet të nxirrte paratë nga xhepi. Një situatë e vështirë për Tiranën, e cila “çështjen” Muzaka ka dy vite që e vuan, duke u endur nëpër dyert e gjykatës dhe faqet e gazetave, por pa i dhënë një zgjidhje përfundimtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"