Çelsi në hall, titullari pëson dëmtim dhe do të jetë larg fushave për një kohë të gjatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 14:35


Çelsi në hall, titullari pëson dëmtim dhe do të jetë larg fushave për një kohë të gjatë

Mesfushori i Çelsit, N’Golo Kante, mund të përballet me mungesë prej afro një muaj jashtë fushave, pasi ai pësoi një dëmtim në kofshë.

kante

Francezi, fitues i Kupës së Botës në Botërorin 2018 në Rusi, luajti 84 minuta kundër Totenhemit të dielën, përpara se të largohej pas këtij problemi në muskujt e pasmë të kofshës sdjathtë.

Në mungesë të tij, “blutë” pësuan golin e Herri Kejnit në sekondat finale, i cili vulosi shifrat 2-2 në derbin emocionues të “Stamford Bridge”.

Sipas asaj që raporton “Telegraph”, Kante pritet të mungojë nga 3 deri në 4 javë për shkak të këtij lëndimi, ndonëse më shumë do të kuptohet pak ditë më pas, pasi t’i nënshtrohet një tjetër skaneri.

PANORAMASPORT.AL