Çela voton Tomorin në elitë, ekipi rikthen fanellën e bardhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 0:06

Çela voton Tomorin në elitë, ekipi rikthen fanellën e bardhë

Pas miqësores me Apoloninë në Kuçovë, tifozët beratas, sidomos ata që e ndoqën nga afër ndeshjen, janë entuziazmuar nga paraqitja e Tomorit. Ata janë mbushur me optimizëm dhe kanë bindjen se skuadra do të jetë pretendonte kryesore për ngjitjen në Superiore. Sokol Çela, ish-lojtar i Tomorit dhe Apolonisë, e ndoqi nga afër ndeshjen e fundit dhe pas saj u shpreh:

Tomori Canka

“Më ka befasuar Tomori në miqësoren e fundit, pashë progres të dukshëm. Një skuadër që vjen nga Kategoria e Dytë dhe luan si e barabartë me një kundërshtar të Superiores, meriton vlerësim maksimal. Gjatë ndeshjes nuk po e kuptoja se cila skuadër luante në Superiore. Beratasit kanë punuar mjaft mirë në merkato, ndërsa në fushë skuadra tregoi agresivitet dhe grinte.

E vetmja gjë që mendoj se duhet të përmirësohet është finalizimi. Tomorin e votoj si kokë të Grupit B, kandidat kryesor për ngjitjen në elitë”. Në miqësoren me Apoloninë Tomori luajti me një uniformë të re krejtësisht të bardhë, siç e ka pasur gjatë gjithë historisë. Ky ndryshim i ka ngazëllyer tifozët beratas, të cilët me sa duket ishin bezdisur nga uniformat jeshile të uniformave të fundit.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"