Çela e ka malore me Kukësin, trajnerin e ri e ndihmon vetëm… grinta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2024 | 22:04

Çela e ka malore me Kukësin, trajnerin e ri e ndihmon vetëm… grinta

Për Kukësin nis tani një “erë” e re sa i përket drejtimit dhe dotë synojë të arrijë qëndrimin me Emiljano Çelën në pankinë. Ky i fundit e merr skuadrën në pozita aspak komode në klasifikim, ku janë të parafundit dhe një ndër ekipet që rrezikojnë mëshumë mbijetesën në elitë. Për më tepër vijnë pas 11 ndeshje veradhazi pa fitore, diçka që nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e Kukësit në Superiore.

cela

Rezultate që në fund sollën edhe largimin e Stavri Nicës, duke parë se nuk mund të bëntemë asgjë me këtë ekip. Një fakt që tregon gjendjen e vështirënë të cilën Emiljano Çela ka marrë skuadrën. Përpara ka një “malore” për të ngjitur, sepse duhet të arrijë mbijetesën megrupin që ka në dispozicion, ku sa vjen e gjithçka bëhet më evështirë.

Testi i tij i parë si teknik i Kukësit do të jetë me njëkundërshtar të fortë, Tiranën, të cilën e presin në shtëpi dhesynimi do të jetë rikthimi sa më parë te fitorja. Në dy ndeshjete para të këtij kampionati, bardheblutë kanë arritur të marrinpikët e plota, duke i mundur si në shtëpi ashtu edhe jashtë.

GRINTA E ÇELËS

Në pikën ku ndodhet Kukësi, ku koha nuk pret dhe nukmund të bëhen dot as ndryshime në merkato, në mënyrë që tekniku të afronte ndonjë lojtar që e mendonte si të rëndësishëm për skuadrën. Me pak fjalë, duhet të “gatuajë” me”miellin” që ka gjetur, ku pjesa më e madhe janë djem tërinj.

E vetmja gjë që Çela mund t’i japë skuadrës nga vetja etij në këto momente dhe para ndeshjes me Tiranën, është pikërisht grinta që e karakterizon. Edhe në këto dy seanca të para stërvitore që ka zhvilluar me ekipin është vënë re grintaqë ai kërkon të injektojë te lojtarët në fushë, duke ditur që në cilësi mund të ketë mangësi me skuadrat e tjera.

Tekniku synon të krijojë një skuadër të fortë në karakter, pak a shumëatë që bënte me Kastriotin dikur, duke qenë se edhe pozitat që ka Kukësi aktualisht ngjasojnë me ato të krutanëve kur ishinnë Superiore me Çelën trajner.

Gjithsesi, mbetet për t’u parënë vazhdim se sa lojtarët do të jenë në gjendje t’i përgjigjen ideve të trajnerit, në një kohë kur në klub presin sa më parëqë skuadra të kthehet te fitorja, si e vetmja mënyrë për të shpresuar qëndrimin.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"