“Çdo ndeshje në krye të kombëtares e shoh si të fundit”, De La Fuente analizon Italinë: Ne jemi këtu për trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2023 | 11:50

“Çdo ndeshje në krye të kombëtares e shoh si të fundit”, De La Fuente analizon Italinë: Ne jemi këtu për trofeun

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka folur në konferencën për shtyp para gjysmëfinales së Ligës së Kombeve kundër Italisë sonte në mbrëmje në Enshede. Trajneri i “furisë së kuqe” e bëri të qartë se objektivi është fitimi i trofeut, të cilin dy vjet më parë Spanja e humbi në finale në Itali kundër Francës.

de la fuente

“Ne luajmë një titull në dy ndeshje. Fillimisht kemi një përballje të madhe kundër Italisë përpara nesh. Jemi të privilegjuar, sepse mund të fitojmë një titull. Për ne është një festë të luajmë kundër Italisë dhe kjo është falë asaj që këta lojtarë dhe të mëparshëm trajnerët kanë bërë. Më shqetëson ajo që kontrolloj, por jo grindjet. Skuadra po bën hapa përpara pak e nga pak. Ne do të jemi në lartësinë e detyrës”, tha numri një i stolit të Spanjës.

De la Fuente ka folu dhe për presion që rëndon mbi të teksa nuk kanë munguar dhe zërat për një shkarkim të parakohshëm të tij. Por trajneri i Spanjës është shfaqur i qetë në qëndrimin e tij, duke mos iu trembur sfidës që ka marrë përsipër.

“Në çdo ndeshje mendoj se është ndeshja ime e fundit. Ujë nuk e di çdo të më rezervojë e nesërmja, ndaj mënyra më e mirë për t’u përballur me të ardhmen është ta mendosh sfidën e radhës sikur të ishte e fundit dhe të gjithë duan ta fitojnë sfidën e fundit”, tha trajneri i iberikëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"