“Çdo lojtarë duhet ta meritojë fanellën e Partizanit, po punojmë për merkaton”, Mehmeti: Çinari dhe Shkurtaj? Nuk mund të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 14:23

“Çdo lojtarë duhet ta meritojë fanellën e Partizanit, po punojmë për merkaton”, Mehmeti: Çinari dhe Shkurtaj? Nuk mund të…

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Egnatias në stadiumin “Arena Egnatia”, në orën 13:45, e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, i cili ka analizuar këtë takim për të kuqtë:

DRITAN MEHMETI

Ambjenti dhe mentaliteti – “Jam trajner i familjes së kuqe dhe e njoh ambientin, e kam më të thjeshtë të injektoj idetë e mia. E njoh filozofinë dhe kemi ndryshuar diçka. Është e rëndësishme që skuadra të arrijë objektivin, duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi ndryshuar sa i përket mentalitetit dhe entuziazmit. E rëndësishme është të ndryshojmë edhe marrëdhënien me tifozët dhe të dalim nga kjo situatë të gjithë bashkë.”

Filozofia – “Partizani duhet të futet te filozofia e saj dhe lojtarët duhet ta kuptojnë se çfarë ngjyrash përfaqësojnë. Është e rëndësishme që çdo lojtar ta meritojë këtë fanellë. Egnatian e vlerësojmë në maksimum, të gjithë meritojnë respekt. Por, ne jemi Partizani dhe shkojmë për të marrë më të mirën”.

Entuziazmi dhe sistemi i lojës – “Kam punuar për entuziazmin dhe sistemin e lojës se është një kohë e shkurtër dhe mundohemi të marrim maksimumin. E rëndësishme është edhe mentaliteti, dhe të jemi të vetëdijshëm për situatën”.

Vëmendja – “Partizani duhet të jetë i përqëndruar te ndeshja e radhës dhe duhet të jemi të përgjegjshëm që të respektojmë kundërshtarin por të bëjmë më mirë se ta.”

Merkato – “Sa i përket merkatos ne punojmë në staf, jam në kontakt me drejtorin. Kemi bërë një analizë të hollësishme për ecurinë dhe kemi nxjerrë konkluzione dhe po marrim masa që të bëjmë më të mirën për klubin pasi në janar është e vështirë të godasësh. Nuk mund të flasim për emra konkretë dhe kemi nevojë në disa pozicione dhe po punojmë të marrim lojtarët që na duhen”.

Çinari dhe Shkurtaj? – “Ne nuk fokusohemi te emrat, nuk flas me emra konkretë. Kur të ketë zyrtarizime, atëherë do të jemi më korrektë në këtë pjesë.”

Kallaku – “Për efekt të merkatos nuk mund të jetë nesër Kallaku, ka cilësitë e duhura dhe Partizani ka nevojë për të. Por, Partizani nuk e ka bazuar lojën te një lojtar, por te forca e grupit. Të gjithë janë të rëndësishëm dhe do të bëjnë mirë.”, përfundoi Dritan Mehmeti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"