Çavi nuk ka frikë të sfidojë hapur Bajernin: Kemi ardhur këtu të ndryshojmë historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 22:01

Çavi nuk ka frikë të sfidojë hapur Bajernin: Kemi ardhur këtu të ndryshojmë historinë

Çavi Hernandez shpreson që Barcelona e tij të jetë ndryshe nga ajo e herëve të fundit kur është përballur me Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve. Në konferencën për shtyp para sfidës mes dy skuadrave, trajneri i katalanasve ka pohuar se historia kohët e fundit nuk ka qenë ndër më të mirat dhe është fakt që ekipi i tij nuk ka fituar kurrë në Mynih, por shpreson që kjo të ndryshojë të martën në mbrëmje.

cavi

“Ndeshja a nesërme nuk ndryshon asgjë, nëse fiton, barazon apo humbet. Por është një objektiv të fitojmë këtu. Nuk ka ndodhur kurrë në histori. Vijmë në këtë ndeshje më mirë se në vitin e kaluar. E shohim veten të aftë të konkurrojmë përballë tyre. Të fitojmë ndeshjen dhe të ndryshojmë historinë, por jemi të ndërgjegjshëm që vihemi përballë një prej ekipeve më të mirë në botë. Nuk ka pse të vlerësojmë gjërat nga ajo që ndodh në Mynih.

Të luash këtu është si në shtëpinë e horrorit? Jo edhe aq. Unë i kam përjetuar të dy anët e medaljes. Futbolli është me cikle. Ajo që unë di është që nuk kemi fituar kurrë këtu.

Nuk e dija që Nagelsman ka filluar të vihet në pikëpyetje. Janë një ekip i madh, janë shumë të mirë në shumë gjëra. Kjo situatë më çudit pak.

Këtu duhet të vijmë me të gjithë përulësinë e botës. Do të largohesha i lumtur nëse shihja ekipin që jep gjithçka në fushë dhe të ruaja ndjesitë e mira. Preferoj një profil të ulët pasi këtu kemi parë nga të gjitha ngjyrat dhe pjesa më e madhe ishin negative”, pranoi Çavi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"