Çavi e dëshiron me çdo kusht te Barcelona dhe i bën thirrje drejtuesve: Bëni një përpjekje të fundit për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 15:22

Çavi e dëshiron me çdo kusht te Barcelona dhe i bën thirrje drejtuesve: Bëni një përpjekje të fundit për…

Drejtuesit e Barçës i konsideruan të tepruara kërkesat e Osman Dembelesë, duke pasur parasysh rrethanat ekonomike të klubit dhe situatën e tregut.

DEMBELE

Ndërkohë, nga ana tjetër, është trajneri Ksavi që ka kërkuar nga drejtuesit që të bëjnë një përpjekje të fundit për të biseduar sërish me francezin, i cili del i lirë pas 30 qershorit dhe për të rënë dakord që të vazhdojë në “Kamp Nou”.

Ai i ka thënë Laportës dhe Alemanit se vazhdimësia e kontratës së Dembelesë mund të jetë më e lirë se disa transferime që ka si objektiv Barça. Pavarësisht gjithçkaje, trajneri vazhdon të planifikojë skuadrën e sezonit të ri pa “Mushkonjën”, duke ditur vështirësitë e marrëveshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"