Çani “mesazh” Partizanit, dy gola që në debutim te skuadra italiane

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 6, 2018 | 23:38

Çani “mesazh” Partizanit, dy gola që në debutim te skuadra italiane

Ish-sulmuesi i Partizanit, Edgar Çani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te skuadra e re Vibonese. 29-vjeçari i ka dërguar një “mesazh” ish skuadrës së tij, me një dopietë të realizuar në pjesën e dytë në miqësoren ndaj skuadrës inferiore Vigor Lamecia. Çani u aktivizua në pjesën e dytë, kur rezultati ishte i barabartë 1-1.

Cani

Vetëm pak minuta i kanë mjaftuar sulmuesit shqiptar për të shënuar 2 gola që i dhanë fitoren Viboneses, duke treguar qartë që skuadra italiane në këtë sezon do të mbështet tek ai. Edhe pse te Partizani dështoi totalisht, sulmuesi 29-vjeçar do të tentojë të rikthehet fuqishëm me skuadrën e tij të re.

cani22





www.minuta90.com