Cana komenton gabimet e mbrojtjes: Ishim të pozicionuar keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2016 | 20:51

Cana komenton gabimet e mbrojtjes: Ishim të pozicionuar keq

Kapiteni i Kombëtares së futbollit, Lorik Cana, shprehet se ekipi ka mësuar shumë nga humbja 2-1 në miqësoren e një ditë më parë në Austri.

Untitled-6Në një prononcim për “Supersport”, Cana tha se difektet që u vunë re në mbrojtje erdhën edhe për shkak se lojtarët kanë disa muaj që nuk luajnë me njëri-tjetrin. Kapiteni vlerësoi reagimin e ekipit në pjesën e dytë, duke thënë se është i gatshëm të përballet me çdo skuadër tjetër.

” Ata e nisën ndeshjen me një ritëm shumë të lartë dhe nuk arritëm tu përgjigjeshim ashtu sic duhet për shumë arsye besoj. Fakti që kishim disa muaj pa luajtur me njëri-tjetrin ndikoi sepse nuk arritëm të jepnim përgjigjet e duhura në fushë.

Në minutat e para ne treguam një nivel shumë të dobët dhe Austria kishte bënte cdo gjë që dëshironte në fushë, pasi ne ishim të pozicionuar keq dhe u lejuam shumë hapësira. Fatëkeqësisht pësuam dy gola që kombëtarja jonë në atë mënyrë nuk i pëson.

Gjithsesi në pjesën e dytë zbriti në fushë një Shqipëri tjetër, e cila ishte më agresive dhe e rrezikoi më shumë kundërshtarin. Ishte një përgjigje shumë e mirë nga ana e djemëve. Nga kjo ndeshje kemi mësuar shumë gjëra që besoj se do të na ndihmojnë për sfidat e kampionatit europian”,-tha Cana për “Supersport”.

Ndërkaq, mbrojtësi Mërgim Mavraj ka thënë në një prononcim për “Panorama Sport” se në momentin e pësimit të golit të dytë, dëgjoi thirrjen e Canës në fushë. “Në momentin e golit të dytë, unë e zotërova situatën. Por, Loriku më tha: ‘Je vetëm. Lëre topin’ dhe unë ashtu veprova, pasi nuk kisha çfarë të bëja tjetër”,-deklaron mbrojtësi i Këlnit.

Ndër të tjera Cana vlerësoi edhe praninë e rreth 10 mijë tifozëve në stadiumin e Vjenës. ”E kemi pritur që do ta ne ndiqnin por nuk besonim se do të mbështeteshim nga kaq shumë tifozë në stadium.

Në momentin që hymë në stadium dhe që pamë se kishte aq shumë tifozë shqiptarë u ndiemë me të vërtetë krenarë.

Për ne është një kënaqësi shumë e madhe te kemi kaq shumë tifozë. Këto muaj do të jenë shumë të rëndësishëm pasi në Francë do të vinë mijra fansa dhe kjo është dicka shumë pozitive”,-tha ai për “Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"