“Ça bën ky plehra”, Mema kapet me tifozët dhe gjyqtarin, evitohet sherri në tribunën VIP. Ja pikantet e sfidës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 18:46

“Ça bën ky plehra”, Mema kapet me tifozët dhe gjyqtarin, evitohet sherri në tribunën VIP. Ja pikantet e sfidës

Si zakonisht në ndeshjet pa tifozë të Tiranës, tribuna e medias dhe ajo VIP mbushet plot. Edhe pse me protokoll nga të dyja klubet nuk duhet të ketë më shumë se 20 vetë, në ndeshje të tilla janë 60 vetë te zona VIP dhe rreth 40 vende të tjera të zëna plotësisht te media. Dhe për çudi, dje në stadium kishte vetëm 3 gazetarë.

halili muka

Të pranishëm në stadium ishin anëtarë të federatave të tjera sportive, të cilët prej kohësh janë në Shqipëri për një seminar të futbollit të femrave. Zyrtarët shoqëroheshin nga drejtori i kombëtareve shqiptare, Xhemal Mustedanagiç.

Në stadium ishte presidenti i Tiranës, Refik Halili, drejtori Devi Muka dhe trajneri i 19-vjeçarëve, Bledar Devolli. I pranishëm ishte edhe presidenti i Laçit, Pashk Laska.

1 minute heshtje tirana

Një minutë heshtje u mbajt për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të FSHF-së, Miço Papadhopulli, pak ditë më parë. Futbollistët gjatë daljes nga tuneli mbanin nga një fjongo, duke iu bashkuar nismës “Tetori rozë”. Bardheblutë kanë mbështetur kështu nismën për luftën ndaj kancerit të gjirit.

Tirana

Si zakonisht, trajnerët nervozohen gjatë lojës me të gjithë. Si fillim është Cungu, i cili fiksohet me Tekon. Më pas është radha e Memës, që këtë herë e ka me Imamin: “O Imam, hajde futu këtu të them”, ndërsa mbrojtësi i thotë “Çfarë po bëj?”

Shpërthen trajneri i Tiranës kundër gjyqtarit kryesor Ardian Beqiri, pas një përplasjeje mes Tekos dhe Bakajt në vijën anësore të 16-shes dhe duke iu drejtuar gjyqtarit Juxhin Xhaja, thotë: “Ej, ça bën ky plehra”.

ardian memaa

Ardian Mema debaton në distancë me Alban Berishën, një tifoz të Tiranës. Pas ulërimave të tifozit, Mema kthehet dhe i thotë: “Po pusho o burrë. Hajt ta bësh ti më mirë”.

Osmani replika me Memën pas zëvendësimit të Hoxhallarit. Mbrojtësi nuk është i kënaqur me rreshtimin e skuadrës dhe debaton me trajnerin për pozicionin e Vangjelit.

ardian mema

Në fund të ndeshjes, disa persona janë përplasur me fjalë me një tifoz të Tiranës, Alban Berishën. Replikat kanë qenë për shkak të rezultatit, ndërkohë që tifozi i bardhebluve është larguar nga të pranishmit, pasi mund të kishte lindur një tjetër përplasje fizike.

Me skuadrën ishte dje edhe Englentin Gjoni, i cili u dëmtua në sfidën me Bylisin. Mbrojtësi kishte vënë në allçi gjithë krahun pas operacionit që bëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"