Bylisi ruan bazën e ekipit për sezonin e ri, ballshiotët kanë nisur punën për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 20:41

Bylisi ruan bazën e ekipit për sezonin e ri, ballshiotët kanë nisur punën për…

Bylisi ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit 2020-2021. Pas ndeshjes me Tiranën ballshiotët u “divorcuan” me pesë futbollistë, Miraka, Shkalla, Mozone, Peçi e Peposhi. Ardit Peposhi pas aveturës në Ballsh pritet që ta vazhdojë karrierën në Kosovë, pasi parimisht ka rënë dakord me skuadrën e Llapit. Skuadra ballshiote ka nisur pushimet, por shumë shpejt klubi pritet të bëjë të ditur organizimin për sezonin e ardhshëm. Në dallim nga një vit më parë, Bylisi e ka bazën e ekipit.

Bylis

Gjithçka nis nga porta me veteranin Hidi dhe të riun Renato Beqaj. Për të vijuar më pas me mbrojtjen, ku Vasil Zhongo e Stivian Janku ishin titullarë në ndeshjen e fundit. Pa harruar edhe Ntepen e Ndrecën, ndërsa nga të rinjtë është Orest Kosti, Eljan Mehmetaj si dhe Andi Hadroj. Ymeraliaj pritet të rikthehet nga dëmtimi duke plotësuar prapavijën, ndërsa nga huazimet bën pjesë Sadik Çela.

Valentino Murataj e Marjo Barjamaj, pa harruar edhe “motorin” e mesfushës Donald Mëllugja janë të konfirmuar në këtë sektor. Por edhe Serxhio Ujka dhe Gonzales. Pa harruar edhe Ervis Kasaj e Amar Kapllanaj që kthehen nga huazimi.

bylisii

Daniel Saliaj nga të rinjtë apo Bjorni Çelaj. Te pjesa e sulmit të konfirmuar janë Beji Antoni, Flosard Malçi e Alaidin Sallaku, një repart që ka cilësi, sidomos me rikthimin e nigerianit. Por do të ketë edhe merkato sigurisht. Sa i përket merkatos, këtë javë pritet që të ketë edhe ndonjë konkretizim në Ballsh, ku gjithmonë ka pasur surpriza.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"