Bylisi “poker” ndaj Shkumbinit, Izuçuku dhuron spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2017 | 19:30

Bylisi “poker” ndaj Shkumbinit, Izuçuku dhuron spektakël

Bylis nuk njeh pengesë në rrugën drejt Kategorisë Superiore. Mallakastriotët kanë mposhtur në sfidën e sotme Shkumbinin me rezultatin e pastër 4-1. Kjo fitore e ngjit skuadrën e Marçelo Troisit në krye të tabelës me pikë të barabarta me Lushnjën, nga 38 pikë secila.

bylis lushnja

Një Salamon Izuçuku i pa papërmbajtshëm në ketë sfidë. Sulmuesi ka realizuar një tripletë në harkun e 43 minutave. Përkatësisht ne minutën e 4-t, 16’ dhe në 48-n me 11 metërsh.

Kristi Prendi shënoi golin e 4 për vendasit ndërsa nga miqtë golin e nderrit e shënoi Lluca.

Sfida e ardhshme për Bylisin do të jetë një finale, pasi do të ndeshen me Lushnjën në transfertë, ku do të vendosen edhe fatet e skuadrës që do të ngjitet në Kategorinë Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"