BUXHETI/ Këshilli i qytetit të Lushnjës miraton milionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2021 | 22:47

BUXHETI/ Këshilli i qytetit të Lushnjës miraton milionat

Miratohen milionat për Lushnjën. Gjatë paradites së djeshme është mbledhur Këshilli Bashkiak i qytetit dhe ka miratuar buxhetin e Bashkisë së Lushnjës për vitin 2022 dhe mes tyre edhe “subvencionin” për futbollin.

topi-kategoria-e-pare

“Sport dhe argëtim futbolli” është emërtuar programi për këtë transfertë specifike që do të kalojë për verdhejeshilët. Në tabelën përmbledhëse për vitin e ardhshëm, të ardhurat dhe shpenzimet parashikohen që të kapin vlerën e 400 milionë lekëve (të vjetër).

Është aprovuar edhe “fondi prej 40,000,000 lekësh, që do të përdoret në subvencionimin e KF Lushnja 1930 sh.a”. Bashkia e Lushnjës do të ketë një buxhet për vitin 2022 prej 1,345, 193,000 lekësh.

Fondi për subvencionimin e klubit pritet të zërë 3% të buxhetit të Bashkisë së Lushnjës. Lushnja e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit në vendin e 12-të, vetëm në sajë të golavarazhit më të mirë sesa Pogradeci.

Skuadra verdhejeshile arriti të grumbullonte 14 pikë në 15 ndeshje dhe është në garë midis skuadrave që kërkojnë mbijetesën në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"