Buxheti 508 milionësh/ Lushnja, ja pagesat deri në fund të vitit për klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2021 | 12:26

Buxheti 508 milionësh/ Lushnja, ja pagesat deri në fund të vitit për klubin

Lushnja, një ndër klubet me traditë në futbollin shqiptar, është “salduar” prej vitesh në Kategorinë e Parë. Në 16 vitet e fundit lushnjarët kanë luajtur vetëm një herë në katër vjet në elitë. Situata në klubin lushnjar ka mbetur e pandryshuar.

Lushnja-Egnatia

Institucioni i futbolli verdhejeshil vijon të jetë në varësi të plotë të bashkisë, që nuk ka nisur asnjë procedurë drejt privatizimit. Këshilli Bashkiak nuk ka marrë asnjë material për të diskutuar privatizimin e klubit dhe i vetmi që ka marrë është projektplani financiar për vitin 2021, pasqyrat financiare dhe raportin e audituesve të pavarur. Me këto materiale, që prite t të miratohen në mbledhjen e asamblesë, Lushnja do të vijojë të jetë pronë e bashkisë deri në dhjetor.

Klubi ka një statut, në bazë të ligjit për “Tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, por selia e verdhejeshile veç vlerës së përcaktuar (35 milionë lekë të vjetër kapitali themeltar), nuk është në shitje dhe për këtë nuk ka asnjë procedurë për diskutim. Deri në dhjetor Lushnja do të jetë në buxhetin e 508 milionë lekëve (të vjetër). Gazeta “Panorama Sport” ka siguruar materialin e shpenzimeve të detajuara muaj për muaj, për gjithë vitin 2021.

lushnja

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"