Bushi vlerëson barazimin: Test pozitiv, na mungoi vetëm goli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2017 | 10:39

Bushi vlerëson barazimin: Test pozitiv, na mungoi vetëm goli

Trajneri i Kombëtares “Shpresa”, Alban Bushi, ka mbetur përgjithësisht i kënaqur nga testi i parë i të tijve përballë Moldavisë.

Kombetarja U-21 barazim Moldavi

“Si ndeshje startuese e për më tepër për lojtarët që morën pjesë për herë të parë, mendoj që kishte gjëra pozitive, po ashtu edhe negative. E përgjithshmja ishte e mirë, ku disa lojtarë që unë doja të shikoja e justifikuan veten, por ka edhe nga ata që nuk bënë ato që kemi aplikuar në stërvitje.

Faza sulmuese? Pjesën e parë në fillim lëvizëm shumë mirë dhe patëm disa raste për gol. Nëse do të kishim shënuar, do të liroheshin edhe lojtarët. Pjesa e dytë ishte më ndryshe me Mustafën në sulm që është tipik sulmues, por mendoj se ishte pozitive. Kemi lojtarë të mirë që nuk i kemi pasur sot (dje) për arsye dëmtimi, edhe nga kampionati shqiptar, siç është Gripshi, që do t’i bashkohet grupit.

De Biazi thërret Baren? Keidi është lojtar cilësor dhe e ka rrugën e hapur, sepse luan në një ekip të mirë si Atletiko e Madridit dhe që punon gjatë gjithë kohës. Është i ri dhe ka akoma për të mësuar dhe të jetë aty ku duhet për në Kombëtare.

Bushi i ri në fushë? E kam gjetur në stol, por lojtarët e kishin grintën e duhur”, u shpreh tekniku për mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"