Bushi publikon më në fund listën, ja lojtarët e grumbulluar te Kombëtarja Shpresa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2020 | 16:50

Bushi publikon më në fund listën, ja lojtarët e grumbulluar te Kombëtarja Shpresa

Pas skandalit të publikuar nga “Panorama Sport”, te Kombëtar U-21 duket se janë zgjuar nga “gjumi” dhe kanë bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për 2 ndeshjet e muajit nëntor atë ndaj Kosovës që do të zhvillohet më datën 13 dhe ndaj Anglisë që luhet më 17 nëntor.

Bushi Shpresat

Edhe pse grumbulli nisi ditën e diel, lista u bë publike ditën e martë, pra plot 3 ditë me vonesë. Çudirat këto që mund të ndodhin vetëm në Shqipëri kur bëhet fjalë për ndeshje zyrtare të ekipeve kombëtare.

LISTA ZYRTARE: 

LISTA5

Në listën e publikuar së fundi, bëjnë pjesë 7 futbollistë nga Kategoria Superiore, ku dominon Laçi me 3 lojtarë. Ndërkohë trajneri Bushi ka në dispozicion edhe një listë pritje në rast se do të ketë mungesa për shkak të situatës kaotike të Koronavirusit.

LISTA E PRITJES: 

Lista e pritjes

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"