Bushi: Preferoj të humb dhe të fitoj një lojtar, Panuçit duhet t’i japim kohë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2018 | 9:47

Bushi: Preferoj të humb dhe të fitoj një lojtar, Panuçit duhet t’i japim kohë

Kombëtarja Shpresa do të zhvillojë ditën e sotme miqësoren e fundit, ku sërish përballë do të ketë Bjellorusine. Pas triumfit 3-2 në ndeshjen e pare, kuqezinjtë e Alban Bushit, do të kërkojnë një tjetër fitore, për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë grumbullim 10 ditor.

Bushi

Në prononcimin për shtyp, trajneri i ekipit Shpresa, Alban Bushi, e vuri theksin te elementët e rinj, duke treguar se do të synojnë të marrin rezultat në çdo ndeshje.

“Nuk duhet të synojmë rezultatin në ndeshjet miqësore. Më mirë do të doja të humbja e të fitoja 1 lojtar, se sa të fitoja e të mos fitoja asnjë lojtar. Ky është objektivi. Ne kemi edhe tre ndeshje, në muajin shtator luajmë në Spanjë. Në tetor vjen Spanja në Shqipëri dhe me Estoninë. Në të treja ndeshjet do të donim të merrnim lojtarët që e kemi nisur sezonin, por do të fusim edhe 2-3 elementë nga datëlindja 99, për t’i pasur në sezonin tjetër”, u shpreh Alban Bushi, trajneri i kombëtares U-21.

I pyetur rreth dy paraqitjeve të fundit dhe tranzicionit që po kalon përfaqësuesja A nën drejtimin e Panuçi, Alban Bushi shton:

“Kemi rastin e De Biazit, kur ka ardhur në fillim nuk ka qenë edhe aq mirë, u cilësua si një sezon i dështuar, sezoni i parë. Por me mbështetjen e Federatës De Biazi e rinovoi kontratën dhe na çoi në Europian. Mendoj se edhe me Panuçi do ndodhë e njëjta gjë, duhet pak kohë. Mendoj se do të bëjë mirë, ka qenë një lojtar i madh, ka qenë me ekipe të mëdha. Di se si stërviten, di se si menaxhohen lojtarë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"