Bushi mposht Cungun, Shpresat triumfojnë me “tris” në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2021 | 18:15

Bushi mposht Cungun, Shpresat triumfojnë me “tris” në miqësore

Kombëtarja U21 e drejtuar nga Alban Bushi ka mundur ditën e sotme me rezultatin 3-1 Shpresat e 19 vjeçarëve.

vara

Ndeshja e luajtur në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmes ishte mjaft e luftuar dhe me raste nga të dyja ekipet. Për skuadrën e Bushit protagonist absolut u bë mesfushori, Bernard Karrica i cili realizoi dopietë në këtë sfidë.

Karrica që aktivohet tek Dinamo e Zagrebit zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë duke u bërë element mjaft i rëndësishëm në ekipin e Shpresave. Golin e tretë për skuadrën e Bushit e shënoi futbollisti i Partizanit, Tedi Cara.

Për ekipin e drejtuar nga Armando Cungu shënoi Shpuza, teksa ky ishte një test para dy sfidave që Shpresat e 19 vjeçarëve do të luajnë në 4 qershor kundër Andorrës dhe në 8 qershor kundër Bullgarisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"