BUNDESLIGA/ Rashica “inatos” Bajernin, bavarezët i bëjnë “tërmet 6 ballë” Verderit, Padërborni i Gjasulës nuk ka gjë në vijë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 17:37

BUNDESLIGA/ Rashica “inatos” Bajernin, bavarezët i bëjnë “tërmet 6 ballë” Verderit, Padërborni i Gjasulës nuk ka gjë në vijë (VIDEO)

Bajern Mynih nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj Verder Bremenit dhe Milot Rashicës duke i “masakruar” me 6 gola.

Bavarezët anulluan shpejt golin mbresëlënës të yllit të Kosovës duke “bombarduar me artilerinë e rëndë” Kutinjo, Levandovski dhe Myler. Braziliani shkëlqeu në takimin e sotëm duke realizuar tripletën e parë në kampionatin gjerman. Ndërsa përshëndeti të gjithë tifozët e futbollit me golin e tretë të sfidës.

Verdhezinjtë nga Vestfalia, kundërshtarët e përjetshëm të Bajernit  nuk u lodhën aspak për të realizuar 4 gola Mainzit në fushën e këtyre të fundit. Kapiteni Marko Rois realizoi një tjetër gol spektakolar për sa i përket javës së 15-ë të kampionatit gjerman.

ROJS

Padërborni i Jurgen Gjasulës nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Union Berlinin duke kompromentuar akoma më shumë qëndrimin në Bundesligë. Me 9 pikë pas 15 javësh, Padërborni e sheh aktualisht veten poshtë elitës së futbollit gjerman.

Ndërkohë, rezultatet e takimeve të javës së 15-ë për ditën e shtunë janë:

Këln-Bajer Leverkusen 2-0
Herta Berlin-Frajburg 1-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"