Bruno Dita nis përmbysjen e pabesueshme të Shkëndijës në shtesë, tetovarët vazhdojnë startin perfekt të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2023 | 18:29

Bruno Dita nis përmbysjen e pabesueshme të Shkëndijës në shtesë, tetovarët vazhdojnë startin perfekt të kampionatit

Skuadra e Shkëndijës ka vazhduar startit perfekt të këtij kampionati në Maqedoninë e Veriut me një fitore të rëndësishme me përmbysje 2-1 përballë Rabotniçkit.

dfsdfsd

Një sukses i cili ka ardhur në minutat shtesë të ndeshjes, pasi deri atëherë, ishte Rabotniçki i cili kyesonte me rezultatin 1-0. Bruno Dita ia doli të barazonte shifrat në minutën e 91-të të takimit, ndërsa në minutën e 96-të ishte Elezi ai i cili shënoi golin e fitores 2-1. Me këtë sukses Shkëndija regjistron 12 pikë në katër ndeshje të luajtura, e vetmja skuadër e pamposhtur në këtë edicion.

Kjo, pasi Brera u mund me rezultatin 1-0 nga Bregalnica dhe pësoi humbjen e parë të këtij kampionati, ku ka luajtur një ndeshje më shumë se Shkëndija me të cilën ndan vendin e parë.

JAVA 5/ REZULTATET

Tikvesh – Voska Sport 1-1

Bregalnica – Brera 1-0

Rabotniçki – Shkëndija

Shkupi – Gostivari 3-1

Sileks – Makedonija GP 2-2

xsccxcxcxc

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"