Bruka: Kupa ishte luks për ne, tani kokën te kampionati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2017 | 20:28

Bruka: Kupa ishte luks për ne, tani kokën te kampionati

Trajneri i Besëlidhjes, Alban Bruka mendon se skuadra e tij lëshoi pas dy golave të pësuar përballë Tiranës. Në “Gol pas Goli” ai theksoi se ekipi ra pre e rezultatit, ndaj nuk kishet forcën të përmbyste takimin e në pjesën e dytë.

Bruka

Deklarata e Brukës

“Normalisht e kishim vlerësuar shumë si ndeshje përballë një Tirane me fanellë shumë të rëndë. U munduam që në minutat e para, sepse vinim nga një rezultat 1-1 dhe donim të merrnim diçka nga sulmi. U goditëm nga një penallti dhe aty ekipi lëshoi pak terren. Pasi pësuam golin e dytë u mundova ta freskoj skuadrën me zëvendësime dhe në pjesën e dytë u përpoqëm ta kthenim rezultatin, por nuk ia dolëm. Rezultati e çliroi Tiranën në pjesën e dytë, kurse ne re ramë pre e rezultatit dhe nuk arritëm dot të finalizonim.

Tirana është një ekip me traditë dhe me shumë trofe, kurse ne e kishim si eksperiencë të parë. Mendoj se ne i dhamë bukuri Kupës këtë sezon. Dëshira ishte shumë e madhe dhe morëm maksimumin. Tani do ta kthejmë kokën vetëm te kampionati për të realizuar objektivin që kemi pasur që në fillim të sezonit. Kupa për ne ka qenë luks dhe jemi të kënaqur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"