Broja përsëri jashtë, shpjegimi i Bulkut: Luajmë me tre në sulm, por edhe me 4 të tjerë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 20:27

Broja përsëri jashtë, shpjegimi i Bulkut: Luajmë me tre në sulm, por edhe me 4 të tjerë…

Ervin Bulku, zëvendëstrajneri i përfaqësueses shqiptare, ka shpjeguar para sfidës ndaj San Marinos se si janë bërë zgjedhjet e tarjnerit Edi Reja për këtë ndeshje. Në “SuperSport” ai ka folur për lojën ofensive të skuadrës, mungesën e Brojës dhe shpresën që Bajrami të tundë rrjetën në këtë duel.

bulku

“Mendoj që nuk ka ndeshje të lehta se edhe në San Marino kemi hasur në vështirësi. Për ne është ndeshje e rëndësishme, duam të fitojmë patjetër. Trajneri ka futur në fushë lojtarë që mendoj se mund të zgjidhin sa më mirë këtë ndeshje.

Uzuni e Manaj janë sulmues tipik, duke patur edhe Bajramin ofensiv që mendon për sulmin, bëhen tre. Pastaj jemi me krahët sipër dhe me mesfushorë nga qendra që shohin më shumë nga porta se sa nga mbrojtja.

Mungon Broja? Trajneri është munduar të hedhë në fushë atë që mendon se mund ta zgjidhë më shpejt. Skuadrat e  vogla rrinë mbrapa dhe të gjithë kanë vështirësi, shpresojmë që ata që futen në fushë dhe ata që futen nga pankina, të bëjnë sa më mirë. E rëndësishme është që të dalim te goli.

Bajrami godet nga jashtë? Shpresojmë të gjejë portën, gjithçka është e mundur. Ai ka aftësi të godasë, e ka treguar me Empolin, u mundua edhe me Hungarinë. Shpresojmë që topi të shkojë në rrjetë”, tha Bulku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"