Broja dhe viti i tij i parë në Premier: Një çmenduri! Mund të ndodhë gjithçka në kampionatin më të mirë në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 23:26

Broja dhe viti i tij i parë në Premier: Një çmenduri! Mund të ndodhë gjithçka në kampionatin më të mirë në botë

Armando Broja kishte debutuar në Premier Ligë që dy sezone më parë, por po e shijon me të vërtetë kampionatin anglez në këtë sezon duke luajtur me fanellën e Sauthempton ku është dhënë huazim nga blutë. Talenti shqiptar, në një intervistë të dhënë për ”Daily Echo”, ka treguar se si po përjeton këtë periudhë të karrierës dhe nuk ka fshehur aspak entuziazmin e tij.

broja

“Po i gëzohem kësaj periudhe, është padyshim sezoni im i parë në Premier Ligë. Ka qenë një çmenduri.

Jam një lojtar i ri dhe është fantastike për këdo të jetë në gjendje të ketë këtë mundësi që të jetë në Premier Ligë dhe të fitojë eksperiencë e të jetë një lojtar më i mirë, që të punojë me lojtarë më të mirë.

Kjo është një ëndërr që bëhet realitet. Por mundohem të përmirësohem çdo ditë dhe të mësoj sa më shumë.

Padyshim që ka gjithmonë konkurrencë. Kjo është Premier Liga, ky është kampionati më i vë3shtie dhe do të ketë gjithmonë konkurrencë brenda skuadrës.

Por është e mirë, unë do të mbaj kokën poshtë dhe do të mundohem të ndihmoj ekipin sa më shumë të jetë e mundur dhe jam mirënjohës që gjeta golin këtë fundjavë, por gjëja kryesore është skuadra. Ishte mëkat që nuk morëm tre pikët.

Të vjen keq për mënyrën se si pësuam gol në fund. Por është Premier Liga, çdo gjë mund të ndodhë, është kampionati më i mirë në botë. Një shans dhe është gol, nuk ishte situatë ideale për ne”, tha Broja në intervistën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"