Braziliani Ze Maria vjen me staf te Tirana, pritet edhe administrator nga SHBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2017 | 11:10

Braziliani Ze Maria vjen me staf te Tirana, pritet edhe administrator nga SHBA

Ze Maria nuk do të vijë i vetëm në Shqipëri. Bashkë me të, stafit të bardhebluve do t’i shtohen edhe dy të tjerë, konkretisht asistenti i brazilianit dhe përgatitësi atletik.

ze maria

Por kjo nuk do të thotë që ata që janë do të lëvizin, përkundrazi. Egbo dhe Gvozdenoviç prej kohësh janë pjesë e kryeqytetasve, paçka se të shumtë kanë qenë trajnerët që kanë lëvizur.

Mediat keniane thonë që bashkë me trajnerin ka ikur dhe ndihmësi i tij, Markos Aurelio, ndaj gjasat janë që të jetë po i njëjti që do ta shoqërojë te kryeqytetasit. Gjithsesi, kjo do të zbulohet sot.

Aurelio

Veç stafit teknik, do të zyrtarizohet edhe administratori i ri i klubit, post që ka qenë vakant deri më tani. Emri mbetet “mister”, megjithatë mësohet se vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"