Braziliani Silva refuzon provën, Dalipi: Presim Oshafin dhe Xhixhiuan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2021 | 17:17

Braziliani Silva refuzon provën, Dalipi: Presim Oshafin dhe Xhixhiuan

Fernando Silva ikën pa ardhur mirë në Berat. Vetëm një seancë stërvitore dhe braziliani është kthyer nga ka ardhur. Kur pritej t’i nënshtrohej testit në miqësoren ndaj Labërisë, mesfushori 29- vjeçar u “zhduk”. Jo vetëm që nuk u paraqit për të luajtur në fushë, por as nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për largimin e tij. Duke pasur një CV të pasur, ai hapur ka lënë të kuptohet se ishte kundër provës. E megjithatë, te Tomori nuk shqetësohen. Në klub po punojnë për të shtuar cilësinë në organikë dhe sidomos në sulm. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, është Klevis Dalipi që na tregon planet. Trajneri zbulon lojtarët me të cilët po negociohet dhe shpalos objektivat.

klevis dalipi tomori

Si kanë qenë këto 10 ditë në “timonin” e Tomorit?

Hasa direkt në një ambient mikpritës, nga drejtuesit më të lartë e deri te bashkëpunëtorët e mi në fushë. Kjo ma ka bërë punën shumë herë më të lehtë dhe më motivon. Për skuadrën pastaj, çfarë të them… jam i ndërgjegjshëm që kam marrë përsipër drejtimin e një klubi me histori, që ka nxjerrë emra të mëdhenj në futbollin shqiptar. Kjo më shton përgjegjësinë, për të bërë më shumë në këtë rol.

Në Berat kanë 9 vite që ëndërrojnë ngjitjen. Sa i realizueshëm është ky objektiv?

Në këto 10 ditë të punës sime me Tomorin, kam krijuar një ide të qartë si për kapacitetin që ka aktualisht skuadra, ashtu edhe pritshmëritë. Për arsye që dihen tashmë, nisën vonë përgatitjet dhe kjo ka lënë pasojat e veta në aspektin fizik. Vendosa të rris direkt ngarkesën, në mënyrë që të rikuperonim sa më shpejt të ishte e mundur disa cilësi të domosdoshme. Veç kësaj, unë duke e ditur se nuk jemi aty ku duhet, po veproj së bashku me stafin, edhe pse koha në dispozicion është e shkurtër, që të jemi në startin e sezonit në një nivel të pranueshëm që përmbush synimet tona. Unë jam trajner profesionist dhe më pëlqejnë shumë sfidat. Kam marrë drejtimin e Tomorit duke e njohur shumë mirë psikologjinë dhe mentalitetin si të skuadrës ashtu edhe të tifozërisë vendëse.

Edhe pse miqësore, debutuat me fitore kundër Labërisë…

Miqësoret kanë shumë vlerë, pasi të japin mundësinë që të praktikosh idetë e tua. I kam mëshuar shumë jo vetëm njohjes dhe paraqitjes së futbollistëve në fushë, por mbi të gjitha implementimit të strategjinë taktike. Në futbollin modern, këtu nis gjithçka. Po u jap mundësinë konsolidimi të 11- shes, pa lënë pas dore edhe aktivizimin e të rinjve me perspektivë, për të cilët do të tregoj një interes të veçantë në vazhdim.

Ku mendon tekniku Dalipi se duhet përforcuar skuadra?

Kam kërkuar dhe kam marrë garancinë që të afroj në skuadër futbollistë cilësorë që i shërbejnë skuadrës, projektit të klubit dhe presidencës. Edhe pse financat nuk na mungojnë, jemi të kufizuar. Shumë futbollistë cilësorë janë nën kontratë dhe kjo të pengon disi. Jemi vazhdimisht në kontakte me emra që janë të lirë në treg. Më konkretisht, jemi duke biseduar me dy sulmues të njohur dhe të afirmuar tashmë, si Mustafa Xhixhiua dhe beratasin Aldrit Oshafi. Shpresoj ta mbyllim shpjet.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"