Borusia e Dortmundit është e fiksuar me Usain Boltin, sërish ofertë për xhamajkanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2017 | 20:36

Borusia e Dortmundit është e fiksuar me Usain Boltin, sërish ofertë për xhamajkanin

Klubi gjerman i Dortmundit, sipas deklaratave të shefit ekzekutiv të klubit, Hans Joakim Vatzke, shpreson ende të ketë në seancat stërvitore të klubit yllin e sprintit, Usain Bolt.

usain bolt dortmund

Klubi verdh e zi njoftoi nëntorin e kaluar se Bolt mund t’i bashkohej në çdo moment që dëshironte stërvitjes së ekipit, dhe shefi Vatzke e përsëriti këtë ofertë. “Kemi premtuar dhe nuk tërhiqemi. Do takohem me shefin e Pumës, Bjorn Gulden këtë javë, dhe mes të tjerash do flasim edhe për Boltin” – tha Vatzke.

Puma është sponsor teknik i Borusias, por edhe i sprintierit xhamajkan, Usain Bolt. Tashmë topi kalon në fushën e Boltit, i cili mbetet ta panojë ose jo këtë ofertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"